Maqedoni

Përmbajtje diskriminuese dhe stereotipa, tërhiqen dy libra nga përdorimi nëpër shkolla

11.09.2017 17:13

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur të largojë nga përdorimi librin "Edukimi qytetar" për klasën e tetë, pasi përmbante diskriminime gjinore...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur të largojë nga përdorimi librin "Edukimi qytetar" për klasën e tetë, pasi përmbante diskriminime gjinore, fetare dhe shëndetësore.

Në korrik, MASh solli vendimin për të larguar nga përdorimi librin “Shoqëria” për klasën e katërt me arsyetimin e njëjtë, për shkak të përmbajtjeve diskriminuese dhe stereotipave. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, paralajmëron revidim të të gjithë librave, planit mësimor, programeve dhe përzgjedhje adekuate të lekturave.

“Vlerësojmë se duhet të ketë plan të ri mësimor adekuat për nxënësit e asaj moshe, të vendosen metoda të reja në funksion të mësimit kreativ me qëllim që nxënësit ta përcjellin mësimin dhe të marrin pjesë në proces mësimor, e pastaj edhe materiale adekuate që duhet të shfrytëzohen. Në procesin e ndryshimeve do të kyçen edhe arsimtarët me të cilët do të zhvillohen konsultime përmes një aplikacioni që veç më është përgatitur. Deri kah mesi i këtij muaji do të duhet të japin mendimin e tyre për disa libra dhe të tregojnë problemet”,- theksoi Deskoska.

Sipas ministres së arsimit, librat e tërhequr nuk duhet të shfrytëzohen nga arsimtarët, ndërsa Byroja për Zhvillimin e Arsimit deri në fund të javës në ueb faqe do të duhet të publikojë doracak për arsimtarët në bazë të të cilëve do të ligjërojnë për dy lëndët në fjalë.