Botë
Rama prezanton programin qeveritar: zero probleme me fqinjët, përveç me Greqinë; Basha: fjalimi i Ramës, reminishencë e së kaluarës
11.09.2017 19:15
Në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama paraqiti sintezën e programit të ri të qeverisë...

Në katër vitet e mandatit të dytë, kreu i qeverisë përveç se foli për të arriturat e qeverisë, respektivisht për bashkëpunimin e opozitës për çështjet kombëtare dhe integrimin e vendit, ai foli edhe për marrëdhëniet “zero probleme me fqinjët” dhe pati një mesazh për Greqinë, vend me të cilin ka ende probleme të pazgjidhura.
Ndërkohë, lideri i PD-së, Lulzim Basha, fjalimin e kryeministrit Rama e ka cilësuar si paraqitjen “më boshe e sipërfaqësore”.
Ai është shprehur se, një numër i madh shqiptarësh nuk kanë asnjë pritshmëri nga Edi Rama dhe kjo, sipas tij, është një turp, sepse ai ka çelësat e qeverisjes në dorë.
