MAQEDONI
Sela fillon aktivitetet e paralajmeruara
15.06.2014 19:48
Kreu i Komunës së Strugës, nga rradhët e PDSh-së Zijadin Sela...

Kreu i Komunës së Strugës, nga rradhët e PDSh-së Zijadin Sela thotë se nisma e tij për ndryshime në këtë parti nuk ka për qëllim që ai vetë merr timonin e këtij subjekti dhe as largimin e Thacit.
Pas takimit me simpatizuesit e kësaj partie në Cegran të Gostivarit, Sela tha se qëllimi i kësaj nisme është përforcimi i partisë dhe fitorja e zgjedhjeve të rradhës për të legjitimuar marrëveshjen politike.
“Kjo iniciativë nuk për qëllim që të zgjidhet Zijadin Sela kryetar partie ose të hiqet Mendu Thaci, por ka për qëllim që të bashkojë të gjitha strukturat e PDSh-së, ato të cilët janë larguar ndër vite dhe pse jo t’i shtojmë rradhët edhe me përkrahje tjera”, shprehet Zijadin Sela.
Deklarimet e kreut të PDSh-së se do të përfshihet në qeverinë Gruevski, Sela i komenton si tentim për të pezulluar këtë Marrëveshje politike, nga vetë kreu i partisë rozë.
“Kanë kaluar pesë vite që ne në opinion e kemi sqaruar, edhe të brendshëm edhe të jashtëm dhe tani që kjo marrëveshje kërkon vetëm legjetimim, marrjen e shumicës, fitimin e zgjedhjeve. Menduh Thaci do që t’i bie shqelm kësaj marrëveshje. Natyrisht që ka anëtar PDSh që nuk do e lejojnë një gjë të tillë”, shprehet Zijadin Sela.
Ndërkaq, kryesia e Partise Demokratike Shqiptare e mbledhur poashtu në Gostivar, doli me qëndrim se PDSH do të mbetet në opozitë. Bekim Fazliu deklaroi se PDSh nuk do të mbajë përgjegjsi pasi dyshon në seriozitetin e kësaj qeverie për të debllokuar procesin eurointegrues dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve drejt një barazie të plotë me maqedonasit.
“PDSh do të jetë opozitë konstruktive dhe në asnjë mënyrë nuk do të pengojë qeverinë që të plotësojë premtimet e dhëna për anëtarësimin e menjëhershëm në NATO, fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve”-tha Fazliu.
SHPËTIM NUREDINI
