Maqedoni

ShBA, përkujtohen sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001

11.09.2017 19:50

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara përballen me shkatërrimin e shkaktuar nga dy uraganë të egër në vetëm 3 javë...

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara përballen me shkatërrimin e shkaktuar nga dy uraganë të egër në vetëm 3 javë, amerikanët shënojnë këtë të hënë edhe përvjetorin e një prej ditëve më të këqija të historisë së kombit.

Mijëra vetë, mes të cilëve të afërm të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të mbijetuar, punonjës shpëtimi dhe të tjerë, në zonën e ish-Qendrës Tregtare Botërore kujtojnë sulmin më vdekjeprurës terrorist në tokën amerikane.

Afro 3.000 njerëz humbën jetën kur avionë të marrë peng nga terroristët devijuan itineraret dhe u përplasën me kullat binjake tregtare, Pentagonin dhe Pensilvani, më 11 shtator të vitit 2001, duke e përfshirë Amerikën në një situatë të re të ndërgjegjshme të terrorizmit global.

Presidenti, Donald Trump, merr pjesë në përkujtimin në Nju Jork dhe Pentagon.

Politikanët e tjerë mund të marrin pjesë, por që prej vitit 2011 atyre nuk u lejohet të lexojnë emrat apo të mbajnë fjalime, për të minimizuar notat politike.