Botë

Katalonasit nga jashtë filluan të votojnë në referendum

11.09.2017 22:03

Qytetarët e Katalonjës, të cilët jetojnë jashtë vendit filluan me anë të postës të votojnë në referendumin për pavarësi të Katalonjës...

Qytetarët e Katalonjës, të cilët jetojnë jashtë vendit filluan me anë të postës të votojnë në referendumin për pavarësi të Katalonjës, për të cilin Spanja pohon se është i paligjshëm.
 
Drejtori i Zyres rajonale për punë të jashtme të Katalonjës, Raul Romev theksoi se "bashkësia katalanase e cila jeton jashtë vendit tashmë filloi të votojë".
 
"Nëse vota 'pro' fiton në referendum, që është caktuar për më 1 tetor ne do të kemi të drejtë të dëgjohemi nga ana e Bashkimit Evropian", theksoi lideri katalanas, Karles Puxhdemon.
 
Për sot është caktuar tubim në Barcelonë në shenjë mbështetjeje për pavarësinë e Katalonjës dhe për të drejtë vote në referendumin katalanas, të cilin Spanja e ndaloi. Tubimi i sotëm mbahet në ditën nacionale të Katalonjës, që festohet çdo vit.
 
Gjykata kushtetuese e Spanjës e suspendon ligjin për referendum, i cili të mërkurën u miratua nga Parlamenti rajonal katalanas, përderisa Prokuroria shtetërore paralajmëroi padi kundër Puxhdemon dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë së tij për shkak të keqpërdorimit të pozitës, ndërsa nga të punësuarit në sektorin publik kërkoi të mos marrin pjesë në organizimin e referendumit.
 
"Ky është referendum legal, në pajtim me ligjet të cilat i miratoi Parlamenti i Katalonjës", theksoi Puxhdemon./mia