Maqedoni
Mot i ndryshueshëm, paradite me reshje lokale
12.09.2017 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për reshje lokale të shiut me intensitet më të dobët...

Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. UV indeksi do të arrijë 6.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Të mërkurën do të ketë kushte për reshje afatshkurtra lokale të shiut, në pjesën veriperëndimore të vendit. Pastaj, ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot stabil dhe pak më i freskët, por më tej temperatura e ditës do të ketë tendencë në rritje graduale./Mia
