Maqedoni

Shembje e gurëve në rrugën magjistrale Shkup-Bllace e Poshtme

12.09.2017 09:46

Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup - Bllace e Poshtme te vendi i quajtur "Vrazhji vir" që mbrëmë nga ora 19:30...

Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup - Bllace e Poshtme te vendi i quajtur "Vrazhji vir" që mbrëmë nga ora 19:30 zhvillohet nëpër një korsi për shkak të shembjeve të gurëve në disa vende, kumtoi LAMM.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.