MAQEDONI
Ahmeti: Integrimet nuk kanë alternativë
15.06.2014 19:59
Të gjitha të arriturat e vendit pas Marrëveshjes Paqësore të Ohrit...

Të gjitha të arriturat e vendit pas Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, janë rezultat i investimit të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar dhe liderëve lokal. Keshtu i ka shruar lideri I BDI-se Ali Ahmeti ne letren kthyese Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen me çrast ka falënderuar kontributin e tij.
Kreu i integristëve Ahmeti, i cili me partinë e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me mbështetje absolute tek shqiptarët, thotë se NATO nuk ka alternativë dhe se koha për në këto struktura evropiane është tani, pa kurrfarë vonesash.
"Për ne, NATO nuk ka alternativë. Andaj, pajtohem me ju që koha për NATO është tani dhe që vendime vizionare dhe të guximshme kërkohen nga politikanët, sepse kështu kontribuohet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik. Zgjidhja e kontestit është e rëndësishme për vendin dhe Ballkanin perëndimor njësoj sikur edhe marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë që ndikoi pozitivisht tek i gjithë rajoni", shprehet lideri i BDI-se Ali Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu ka kerkuar nga faktori nderkombetare për përfshirje urgjente në lehtësimin e procesit sa më parë.
MEMEDALI JUSUFI
