Botë
Kryebashkiaku belg gjendet i vdekur
12.09.2017 10:44
Një kryebashkiak në Belgjikë është gjetur i vrarë mizorisht...

Mediat vendase raportojnë se Alfred Gadenne 71 vjeç, kryetari i Bashkisë së Mouscron në Belgjikë është gjetur i masakruar.
Ai u konstatua me fyt të prerë i hedhur në një varrezë disa metra larg shtëpisë së tij në Luingne.
Ka qenë gruaja e viktimës që e gjeti 71-vjeçarin të pajetë dhe që më pas njoftoi policinë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende./tvklan.al
