Botë

Koreja e Veriut përballet me sanksione më të forta nga Kombet e Bashkuara

12.09.2017 11:43

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka votuar sanksione më të forta ndaj Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit kishte kryer testimin e gjashtë nuklearë...

Rezoluta e nëntë e sanksioneve u miratua unanimisht nga 15 anëtarët e këshillit. Për të marrë pëlqimin e Rusisë dhe Kinës, të cilat fillimisht kishin ngurruar që Koresë së Veriut t’i imponohen sanksione të reja, diplomatët e Kombeve të Bashkuara u kanë thënë agjencive të lajmeve se ShBA-të kanë hedhur poshtë propozimin e tyre të mëparshëm për embargo të plotë të naftës dhe bllokim të aseteve ndaj liderit korean, Kim Jong Un.

ShBA-të po ashtu kanë vendosur të bëjnë thirrje për zgjidhje “paqësore, diplomatike dhe politike” të gjendjes në Gadishullin korean. Pasi që Koresë së Veriut nuk iu ndalua krejtësisht eksporti i naftës, rezoluta imponon shkurtim të eksportit aktual për naftën e papërpunuar dhe shkurtim për produktet e naftës së rafinuar prej 2 milionësh fuqi në vit. Krahas sanksioneve, Këshilli i Sigurimit ka lënë hapësirë edhe për dialog dhe diskutim me Korenë Veriore.