Maqedoni

Moti i lig kaploi Sarajin, rrëzohet minarja në Sfillare

12.09.2017 12:23

Moti i lig mbrëmë kaploi edhe rajonin e Shkupit, dhe më i godituri ka qenë fshati Sfillare e Epërme...

Moti i lig mbrëmë kaploi edhe rajonin e Shkupit, dhe më i godituri ka qenë fshati Sfillare e Epërme, ku era e fuqishme shkaktoi dëme në prona private, por edhe minaren e xhamisë e rrëzoi për tokë.
 
Nga moti i lig po ashtu në Sfillare janë dëmtuar edhe tri shtëpi. Në vendngjarje kanë dale autoritetet komunale dhe ekipe të kompanive publike për të bërë riparimet në rrjetin elektrik, meqë era ka dëmtuar rrjetin shpërndarës.
 
Banorët e fshatit rrëfyen për frikën që patën gjatë motit të lig, ndërsa shumë prej tyre janë munduar të riparojnë vet dëmet në prona, që të kalojnë natën më të qetë.