Maqedoni

VMRO – DPMNE: Qytetarët do ta dënojnë politikën e LSDM-së

12.09.2017 12:49

VMRO-ja, përmes një kumtese për media, akuzon qeverinë për harxhime të pamenduara të parave të qytetarëve....

Nga partia opozitare thonë se politika e partisë në pushtet dhe kryeministrit, Zoran Zaev, do të dënohet në zgjedhjet lokale.
 
“Me paratë që qeveria e LSDM-së i ka harxhuar, 350 milionë euro, mund të ndërtohet 11600 km rrjet ujësjellësi në Maqedoni. Paratë janë harxhuar, ndërsa nuk ka asnjë km të ndërtuar. Vlera mesatare e 1 km rrjet të ujësjellësit që VMRO-ja e ka ndërtuar, arrin rreth 30 mijë euro”,- thonë nga partia opozitare.
 
Ata shtojnë se paratë janë harxhuar për lukse private të LSDM-së dhe Zaevit, zbukurime të kabinetit, udhëtime zyrtare jashtë vendit dhe punësime partiake.
 
“Fundi i punës joekonomike të LSDM-së dhe Zaevit do të përfundojë në zgjedhjet lokale më 15 tetor. Qytetarët do ta dënojnë politikën e keqe të Zaevit dhe LSDM-së”,- thonë nga VMRO-ja.