MAQEDONI
Zhernovski paralajmeron referendum për projektin 2014
15.06.2014 20:06
Kryetari i Komunës Qendërt të Shkupit, Andrej Zhernovski nuk ka ndryshuar qëndrimin rreth projektit Shkupi 2014...

Kryetari i Komunës Qendërt të Shkupit, Andrej Zhernovski nuk ka ndryshuar qëndrimin rreth projektit Shkupi 2014, por pranon se nuk mund të ndërmerr të gjitha masat pasi po e drejton Komunën nën presion të vazhdueshëm nga pushteti qëndror.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zhernovski thotë se nuk ka heq dorë nga premtimi se do të organizojë referendum për këtë projekt, pasi vlerëson se vendosja e aq shumë përmedoreve në këtë Komunë po rrezikon të gjithë territorin e saj.
Nëse, banorët e qendrës shprehen kundër, Zhernovski paralajmëron zhvendosjen e përmendoreve.
“Me siguri, Porta Triumfale nuk mund të zhvendoset, por të gjitha këto përmendore që janë në Shesh, në territorin e Komunës Qendër do të duhet t’u nënshtrohen ndryshimeve, nëse qytetarët e kësaj komune vendosin ashtu”, shprehet kryetar i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Sipas tij më me rëndësi është që pas arrdhjes së tij në krye të komunës u bë revizioni i këtij projekti dhe sipas tij është konstatuar larje parash. Projekti nuk ka mundur të vazhdojë edhe më tej në këtë komunë, por është shtrirë nëpër komunat që drejton VMRO DPMNE.
Megjithatë, Zhernovski është pesimist nëse do të mundet të ndryshojë planet urbanistike ashtu sic premtoi gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas tij këtë nuk e mundëson numri i barabartë i këshilltarëve komunal. Ai madje shton se edhe arrestimi i kryesuesit të Këshillit Komunal Mirosllav Shipoviq, ka ndodhur pikërisht për shkak të nismës për ndryshimin e planeve urbanistike.
SHPËTIM NUREDINI
