Botë

Raad al – Hussein: “Spastrim etnik” në Mianmar

12.09.2017 13:20

Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara ka thënë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohinga në Burma...

Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara ka thënë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohinga në Burma, i njohur si Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”, ka thënë Zeid Raad al - Hussein.

Al-Hussein i ka bërë thirrje Mianmarit që të ndalojë këtë, siç e quajti ai “operacion ushtarak mizor” në shtetin Rakhine, me shumicë budiste.

Refugjatët po akuzojnë forcat birmaneze se ata po ua djegin fshatrat dhe po sulmojnë civilët në përpjekje për t’i përjashtuar ata.

Ndërsa ushtria në Mianmar ka thënë se po u përgjigjet sulmeve të militantëve Rohinga dhe thotë se ata nuk po i sulmojnë civilët.

Rreth 300 mijë myslimanë Rohinga janë zhvendosur në Bangladesh, që kur ka shpërthyer dhuna në shtetin e Rahingas më 25 gusht.