Qeveria do ta mbajë seancën e 27-të

12.09.2017 13:45

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën, mes të tjerash, do të shqyrtojë shumë raporte vjetore për punën e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore, midis të cilave edhe raportin për punën dhe shkallën vjetore të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore për vitin 2016, me Raport të revizorit të pavarur.

Në rend dite të seancës, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, do të jetë edhe Propozim vendimi për miratimin e Llogarisë së rishqyrtuar, raportet financiare dhe Raporti vjetor për punën e SHA për ekonomizim me hapësirë afariste në pronësi të shtetit - Shkup për periudhën 1 janar i vitit 2016 deri më 31 dhjetor të vitit 2016, si dhe Informacioni në lidhje me Propozim-vendimin për sistemimin e përfitimit të Shoqatës aksionare për ekonomizim me hapësirë afariste në pronë të shtetit - Shkup për vitin 2016.

Qeveria në këtë seancë të 27-të do të shqyrtojë shumë propozim vendime për përcaktimin e periudhës së qirasë së tokës ndërtimore në Zonë teknologjike industriale Shkup 1 dhe për vlerën e qirasë, të regjistruara te shumë pronarë.

Ministrat në seancën e sotme qeveritare do ta shqyrtojnë Propozim-dekretin për konfirmimin e procedurave operative për komunikim të ndërsjellë, koordinim dhe veprim të subjekteve në sistemin për menaxhim me kriza dhe raportin vjetor për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016.

Qeveria do ta shqyrtojë edhe Informacionin për zbatimin e analizës së autorizimeve diskrecionale të bartësve të funksioneve publike, si dhe informacionin për nevojën nga përpunimi i Strategjisë afatmesme për përgjegjësinë shoqërore të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në seancën e Qeverisë do ta ofrojë në shqyrtim Informacionin për statusin dhe për nevojën nga sigurimi i mjeteve shtesë financiare për projektin për ndërtim dhe rikonstruim të pjesës hekurudhore Manastir - Kremenicë, si pjesë e krahut 10d të Korridorit 10, me krah drejt Zonës industriale Zhabeni dhe Informacionin për realizimin e planit të akcizës për përpunimin e dokumentacionit projektues dhe implementimin e Projektit të sistemit inteligjent transportues të rrugëve në konkludim me 8 qershorin të vitit 2017.

Nga zyra e kryetari të Qeverisë së Maqedonisë, ministrat në kontroll dhe në miratim do ta kenë të vendosur Informacionin për arritje të marrëveshjes për bashkëpunim me Programin për rritjen e punësimit në treg, të zbatuar nga ana e Suiskontakt dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në lidhje me bashkëpunimin e projektit "Angazhim i ekspertëve senior për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni", me Propozim-Marrëveshje për bashkëpunim.

Informacion në lidhje me nevojën nga hapja e vendkalimit të ri kufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, midis vendeve të banuara fshati Lojan dhe Miratoc, do të dorëzojë Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Informacion për modelin e kornizën ligjore për vendosjen e mekanizmit të jashtëm për kontroll të punës së të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme me autorizime të policisë dhe polici të burgut.

Qeveria do ta shqyrtojë edhe Informacionin me analizë për arsyet dhe shkaqet e mundshme në nivel të lartë të ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë në periudhën e verës, si dhe pikat nga të cilat anëtarët e Qeverisë do t'i marrin informacionet më të reja për shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve nga BE-ja dhe për Gjendjet dhe përparimin në procesin e integrimit evropian dhe për realizimin e prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO.