Maqedoni

Ligji për gjuhët, AShAM: Insistimet e bashkësive legjitime, duhet debat

12.09.2017 15:18

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë konsideron se para miratimit të propozim-ligjit...

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë konsideron se para miratimit të propozim-ligjit për përdorim të gjuhëve në Kuvend nevojitet të hapet debat profesional dhe shkencor për disa çështje që i rregullon kjo zgjidhje ligjore me pjesëmarrje të ekspertëve nga profile të ndryshme - linguistë, albanologë, maqedonistë, specialistë nga sfera e linguistikës areale, juristë, sociologë dhe të ngjashëm.
 
Debati do të kontribuojë që më mirë të kuptohen zgjidhjet e propozuara, të pastrohen disa të pathëna që mund të krijojnë probleme gjatë zbatimit të Ligjit në praktikë, të qartësohen disa interpretime të ndryshme që u paraqitën në debatin e deritanishëm dhe ngjashëm.
 
"Pluralizmi gjuhësor është karakteristikë e shoqërive multikulturore. Insistimet e bashkësive për avancim të së drejtave të tyre gjuhësore janë legjitime. Maqedonasit duhet ta respektojnë këtë dhe të shfaqin interes për gjuhët e bashkëqytetarëve të tyre dhe për avancim të të drejtave të tyre gjuhësore, kulturës dhe traditave. Por, edhe anasjelltas - përfaqësuesit e bashkësive të tjera duhet të tregojnë mirëkuptim, tolerancë dhe respekt për gjuhën maqedonase, si gjuhë e popullit shumicë, dhe për funksionin e tij integrues, bashkues",- qëndron në kumtesën nga AShAM.
 
Propozim-ligji për gjuhët jashtëzakonisht e zgjeron dhe e avancon zbatimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë dhe mbyll një çështje të hapur që krijon tensione ndëretnike edhe pas ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në vitin 2001, thuhet më tej në kumtesën e AShAM-it.