Qeveria, në përfundim faza e parë e Planit 3-6-9
Pjesa më e madhe e masave të Planit 3-6-9 të parapara për afatin e parë tremujor....

Pjesa më e madhe e masave të Planit 3-6-9 të parapara për afatin e parë tremujor, madje 46 tanimë janë realizuar, ndërsa 27 të tjerat janë në fazë realizimi dhe do të përfundohen deri në fund të shtatorit, kur do të përgatitet edhe raport konkret për atë që është punuar.
Kjo u konstatua në takimin e sotëm, të tretë me radhë, ministror të Qeverisë, në të cilin është konkluduar se Qeveria në mënyrë të përgjegjshme dhe dinjitoze i realizon obligimet e ndërmarra për reformat e rëndësishme për integrimet euroatlantike. "Përkushtimi i Qeverisë në procesin reformues sipas Planit 3-6-9 lartë i respektuar nga Bashkimi Europian, i cili në bazë të aktiviteteve tona energjike për sigurim të jetës cilësore për qytetarët dhe për perspektivat euroatlantike, me optimizëm të hapur vlerësoi se Republika e Maqedonisë është para shansit më të madh deri tani për progres dhe sukses",- ka theksuar Zaevi.
Paralelisht me përfundimin e reformave të parapara në afatin e parë tremujor, në takim është konstatuar se tanimë janë filluar aktivitete edhe për afatin e ri gjashtëmujor nga Plani.
Me këtë rast është kërkuar përfshirje aktive e të gjitha institucioneve kompetente në proces, që të mund të definohen para zgjedhjeve lokale me qëllim që të mundësohet realizimi i planifikuar deri në prill të vitit të ardhshëm.
Në takim është konfirmuar që të merren parasysh të gjithë vërejtjet nga Raporti i ekspertit europian, Rajnhard Pribe, që pritet deri në fund të javës së ardhshme, në definimin e prioriteteve reformuese për afatin gjashtëmujor dhe nëntëmujor nga Plani 3-6-9.
