Maqedoni

Disa pjesë të Qendrës, Kisela Vodës dhe disa fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

13.09.2017 13:23

Shfrytëzuesit nga rrugët "Viktor Igo", "Mishko Mihajllovski", "456", SHF "Zlatan Sremac" si dhe disa pjesë të rrugëve...

Shfrytëzuesit nga rrugët "Viktor Igo", "Mishko Mihajllovski", "456", SHF "Zlatan Sremac" si dhe disa pjesë të rrugëve "Emil Zola" dhe "Kiro Kërstevski" në komunën e Kisela Vodës nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 10.00, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga kanioni Matka, hoteli, kisha dhe qendra ekspozuese e EVN-s në komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e rrugës "Enixhe Vardarsko" në komunën e Kisela Vodës.
 
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 12:00. pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit nga rrugët "1", "6" dhe "7" në fshatin Batincë, nga ora 11:00 deri në orën 15:30, një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Semenisht, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Borka Talevski", "Hristo Smirneski" dhe "9 Maji" në komunën Qendër.
 
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në shpërndarjen e rrjetit nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni./Mia