“Fortesa” dhe “Target”, Gjykata e Lartë pengon hetimet e KVPGJ-së
Këshilli për verifikimin e përgjegjësisë tek gjykatësit nuk është lejuar të kryejë hetime në lëndët e PPS-së “Fortesa” dhe “Target”...

Policia gjyqësore nuk ka lejuar që të futen në hapësirat e gjykatës me arsyetimin se urdhri për ndalesë ka ardhur drejtpërdrejt nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.
Nga Gjykata e Lartë kanë kërkuar elaborim me shkrim të kërkesës për qasje, e më pas do të caktohet kohë dhe hapësirë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.
“Gjatë mbajtjes së seancës publike me rastin e ankesës kundër aktvendimit për burgim të përjetshëm, as në mënyrë sigurie e as teknike nuk është e mundur realizimi i aktiviteteve të Këshillit”,- theksojnë nga Gjykata Supreme.
Por, Këshilli paralajmëroi padi penale për Vangellovskin, pasi u ka pamundësuar të hetohet përgjegjësia eventuale e gjykatësve të cilët kanë vendosur në lëndët e lartëpërmendura.
