TURIQ-IRAK
F16 turq kanë kryer fluturime vëzhguese mbi qytetin irakian Mosul
16.06.2014 14:52
Aeroplanët kanë fluturuar nga avio-baza në Dijarbekir herët në mëngjes, ndërsa fluturimet vëzhguese janë bërë në koordinim me Qeverinë qendrore të Bagdadit..........

Tre aeroplanë gjuajtës F-16 turq kryen fluturime vëzhguese mbi qytetin irakian Mosul, i cili javën e kaluar është nën kontrollin e luftëtarëve të grupacionit sunit Shteti islamik i Irakut dhe Levantit, deklaruan burime ushtarake, njofton BTA.
Aeroplanët kanë fluturuar nga avio-baza në Dijarbekir herët në mëngjes, ndërsa fluturimet vëzhguese janë bërë në koordinim me Qeverinë qendrore të Bagdadit.
Aeroplanët kanë fluturuar me armatim të plotë si masë parandaluese gjatë sulmeve eventuale. Pas përfundimit të misionit gjuajtësit janë kthyer në bazë.
