Botë
Dhuna ndaj myslimanëve në Mianmar, OKB: Ndalni dhunën, siguroni civilët
14.09.2017 13:15
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet e Mianmarit që të ndalin dhunën kundër minoritetit mysliman Rohinga në këtë vend...

Guterres deklaron se pjesëtarët e komunitetit Rohingja po ballafaqohen me situatë “katastrofale” humanitare dhe ka sinjalizuar se pajtohet me vlerësimin se aksionet e forcave të sigurisë së Mianmarit, në shtetin Rakhine, paraqesin pastrim etnik.
Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim për raportet për dhunë të zgjeruar gjatë operacioneve të sigurisë” dhe ka kërkuar “hapa të menjëhershëm për ndaljen e dhunës në Rakhine, për uljen e tensioneve, ripërtritjen e ligjit dhe rendit dhe sigurimin e mbrojtjes së civilëve”.
