BAGDAD

Së paku 15 të vdekur nga seria e shpërthimeve në Bagdad

16.06.2014 14:59

Së paku 15 veta kanë humbur jetën, ndërsa mbi 30 janë plagosur dje në serinë e shpërthimeve në Bagdad, deklaruan përfaqësuesit e forcave policore dhe autoritetet e spitaleve...........

Së paku 15 veta kanë humbur jetën, ndërsa mbi 30 janë plagosur dje në serinë e shpërthimeve në Bagdad, deklaruan përfaqësuesit e forcave policore dhe autoritetet e spitaleve.

Dhjetë veta kanë humbur jetën, ndërsa 21 janë plagosur në sulmin me auto-bombë në qendër të qytetit. Dy persona janë vrarë, ndërsa pesë janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi në afërsi të qendrës. Tre veta kanë vdekur, ndërsa  shtatë janë plagosur nga shpërthimi i tretë në lagjen shiite Sadër.

Numri i sulmeve vetëvrasës dhe i sulmeve me automjete bombë në Bagdad, më së shumti në lagjet shiite dhe kundër forcave të sigurimit, dukshëm është rritur gjatë javëve të fundit.