Maqedoni
Të punësuarit në burgje kërkojnë kushte, Grujovski: Qasje serioze për problemin tonë
14.09.2017 14:54
Sindikata e të punësuarve në burgjet e vendit ka marrë sot siguri nga Drejtoria e Administratës për kryerje të sanksioneve...

Sindikata e të punësuarve në burgjet e vendit ka marrë sot siguri nga Drejtoria e Administratës për kryerje të sanksioneve, se shumë shpejt do të gjendet zgjidhje për problemin me uniformat, pajisjen dhe kushtet për punë të të punësuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.
Kryetari i Sindikatës së AOGJSh-së, Pece Grujovski, deklaroi se opinioni ka parë se në çfarë kushte punojnë të punësuarit në burgje. Është evidente se nevojitet qasje shumë serioze në zgjidhjen e problemeve dhe nevojitet dialog i vërtetë social nëse duam të arrijmë deri në zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme për të punësuarit.
