Besimi tek Policia, hulumtimi: Ka korrupsion, por qytetarët i besojnë
Hulumtimi i mendimit publik të Rrjetit rajonal të organizatës civile PointPlus dhe Analitika...

Hulumtimi i mendimit publik të Rrjetit rajonal të organizatës civile PointPlus dhe Analitika, tregon se kryesisht qytetarët e konsiderojnë policinë si mjet për mbrojtje të interesave të grupeve politike ose grupeve konkrete.
Qytetarët besojnë se loja politike ka rol të rëndësishëm në punën e policisë, duke filluar nga praktika e punësimeve të cilat konsiderohen të varura nga lidhjet politike të kandidatit. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të bëjë përpjeke të rëndësishme që ta largojë nga politika dhe të sigurohet në implementimin e standardeve profesionale në të gjitha nivelet në këtë institucion, tregon rezultati i hulumtimit.
Gjithsesi, policia është institucioni i dytë ku qytetarët kanë më së shumti besim, menjëherë pas sistemit arsimor. Më shumë se gjysma e popullsisë, 55%, shprehin besueshmëri në Policinë, 23% akoma nuk kanë besim. Por, edhe pse besimi publik i policisë është relativisht i lartë, ka perceptim për korrupsion të përhapur. Të dhënat e tilla, sipas analizës, tregojnë tolerancë të lartë për korrupsionin në shoqërinë e vendit.
