Vendimi për Kostovskin, Fetahi: duhet të shfuqizohet patjetër
Gjykata Supreme ka shtyrë për të hënën diskutimin rreth kërkesës së Prokurorisë Speciale për ngrirje të pasurisë së VMRO-DPMNE-së...

PPS kërkon nga Supremja të vërtetojë ligjshmërinë e vendimit të Këshillit në sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1, e cila hodhi poshtë si joligjore kërkesën e PPS-së për sigurimin e një pjesë të pronës së VMRO-së.
Supremja ndërkohë ka diskutuar rreth kërkesës së dytë të PPS-së për mbrojtjen e ligjshmërisë së aktgjykimit për të akuzuarin e gjashtë në rastin "Puç", Zvonko Kostovski, i cili si person zyrtar në MPB prej vitit 2010 në mënyrë të paautorizuar e ka shfrytëzuar pajisjen e MPB për ndjekjen e komunikimeve.
Kostovski nënshkroi marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u pajtua për vuajtjen e dënimit trevjeçar me burg.
Prokurorja speciale, Fatime Fetai, thotë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër penale “spiunazh” për të cilën është dënuar.
Në kërkesën e saj PPS arsyetohet se nuk mund të vuajë dënimin i akuzuari i gjashtë për lëndën, i dënuar se ka ndihmuar në kryerjen e veprës, e për të njëjtën lëndë të mos dënohen kryerësit e veprës, të cilët, pas tërheqjes së akuzave për rastin “Puç” nga ana e PPS-së, tanimë nuk ndiqen për vepër penale.
PPS kërkoi rishikim të aktvendimit që të përcaktohet përgjegjësi për të gjithë fajtorët, si dhe për shkak të fakteve kontradiktore në rastet "Puç" dhe "Target". Për 17 akuzat e ngritura nga PPS, deri tani Specialja nuk ka asnjë njoftim nëse lëndët janë pranuar ose jo.
