Referendum në tre komuna më 15 tetor, Carovska: nuk po ndërtojmë banesa për refugjatët
Komunat e Velesit, Koçanit dhe Ohrit, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 15 tetor, do të mbajnë referendum kundër vendosjes së refugjatëve në komunat e tyre...

Këshillat komunalë kanë votuar nismën me shumicë votash pas debateve të ashpra në të cilat këshilltarët e LSDM-së u deklaruan për nismë të thirrjes së një referendumi, është e pabazë, duke vënë në dukje se nuk ka refugjatë në Maqedoni, përveç një numri të vogël transitor.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, thotë se nuk ka ndërtime të banesave të tilla, as që do të ketë në të ardhmen.
VMRO-DPMNE po plason lajme të rreme për të manipuluar opinionin përpara zgjedhjeve lokale.
Referendumi është një mjet demokratik që edhe qeveria e mbështet, por kërkojmë që i njëjti të mos mbahet në ditën e zgjedhjeve, sepse Ligji për zgjedhje, por edhe ai për parandalim të korrupsionit, thonë se mjetet që nuk janë paraparë me buxhet nuk guxojnë të alokohen në periudhë të zgjedhjeve, thotë Carovska.
