Maqedoni

Kryeprokurori publik, Kuvendi shpall konkurs, 15 ditë për kandidaturat

14.09.2017 16:36

Pas miratimit të konkursit për prokuror publik në Kuvendin e Maqedonisë, nga sot ka filluar të rrjedh afati i aplikimit për zëvendësin e ish prokurorit, Marko Zvërlevski...

Me shpalljen e konkursit fillon edhe  afati prej 15 ditëve për dorëzimin e kandidaturave në Këshillin për Prokurorë Publikë.

Kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, duhet të flet në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të ketë diplomë nga fakultetet juridike në vend, nëse e ka diplomë ndërkombëtare duhet ta ketë të nostrifikuar, duhet të ketë përvojë në jurispodencë më së paku 8 vjet me rezultate të dëshmuara në këtë fushë, të ketë kaluar provimin e jurispodencës dhe të jetë apo të ketë qenë profesor i fakultetit juridik, më së paku 10 vjet.

Kandidaturat më pas qeveria i dërgon për mendim në Këshillin e Prokurorëve, i cili ka 15 ditë afat t’i kthejë përgjigje qeverisë. Nëse Këshilli nuk arrin që për 15 ditë të përpilojë mendim për aplikantët, afati i shtohet edhe për 15 ditë.

Nëse as në këtë afat nuk ka mendim për asnjë nga kandidatët, Kuvendi ripërsërit konkursin. Emërimi i prokurorit publik bëhet me 61 vota. Deri tani kandidatura të mundshme janë: Aleksandar Tortevski, Xvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, Sejfulla Osmani dhe Lorija Vanevska.