Maqedoni

Plani për rritje ekonomike, Qeveria me paketë masash, mundësi për të gjithë

14.09.2017 17:10

Qeveri prezantoi planin për rritje ekonomike, që synon rritjen e konkurrencës në sektorin privat...

Qeveri prezantoi planin për rritje ekonomike, që synon rritjen e konkurrencës në sektorin privat, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
 
Plani, siç theksoi kryeministri Zaev, përmban masa për investime të reja dhe rritjen e konkurrencës së subjekteve ekonomike, masa për të mbështetur eksportet dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me këtë jepet mundësia për rritjen e pagave dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, sipas 6 parimeve bazë.
 
“Lirimin e sektorit privat nga presionet dhe ndikimi politik, transparencë të  politikave në zbatimin e tyre, ku secili klient do të marrë paketën që më tepër i konvenon për investimin e tij. Neutralitet dhe mosdiskriminim, trajtimit të barabartë për investitorët vendas dhe të huaj, koordinimin e mirë në zbatimin e politikave, efikasitetin dhe efektivitetin e politikave, monitorimin dhe matjen e vazhdueshme të rezultateve, janë këto parimet me të cilat do të punojmë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Masat janë të destinuara njëlloj për investimet vendase dhe të huaja. 
 
“Kriteri kryesor për marrjen e ndihmës nga shteti do të jetë rezultat i punës, d.m.th. do të ndihmohet nga ato kompani që janë gati për të ofruar rritje të të ardhurave gjatë këtij viti”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
 
Në dy apo tre javët e ardhshme do të organizohet diskutim publik me odat ekonomike, institucionet financiare, AShAM-in, universitetet dhe të gjithë ata që besojnë se mund të kontribuojnë. Ata do të kenë mundësi të japin vërejtje me shkrim mbi Planin, dhe pastaj grupi i masave do të hyjë në fuqi. Masat mund të përdoren nga të gjitha kompanitë që ende nuk janë subvencionuar.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU