Maqedoni
Kandidatët e partive për zgjedhjet lokale 2017
14.09.2017 17:58
Partitë tashmë i kanë gati emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit...

Me mjaft interes janë pritur emrat me të cilat partitë shqiptare do të garojnë në këto zgjedhje.
BDI po mban në këto moment mbledhjen e kryesisë qendrore ku do të zyrtarizohen përfundimisht kandidaturat. Ende nuk dihet kush garon për Tetovën dhe Strugën, e as nëse BDI do të nxjerrë kandidat të sajin për qytetin e Shkupit.
Aleanca për Shqiptarët, në Likovë garon me Bekim Afuzin, në Çair me Faruk Avdiun, në Kumanovë me Bashkim Osmonin, në Shkup me Naim Bajramin, në Saraj me Ekrem Aliaj, në Tetove me Adnan Nezirin, në Tearcë me Nevzat Veliun, në Bervenicë me Nasuf Sinanin, në Zhelinë me Reshat Aliun, në Bogovinë me Alban Xhemailin, në Dibër me Arben Agollin, në Gostivar me Arben Taravarin, në Vrapçisht me Isen Shabanin dhe në Strugë garon kryetari i e ASh-së, Ziadin Sela.
Lëvizja BESA në Tetovë garon me kryetarin e saj, Bilall Kasamin, në Çair me Zekirija Ibraimin, në Likovë me Shaban Zendelin, në Kumanovë me Driton Sulejmanin, në Gazi Babë shkohet me listë të përbashkët vetëm për këshilltarë, në Butel me Naser Currin, në Saraj me Bashkim Bakiun, në Zhelinë me Blerin Sejdiun, në Bogovinë me Minur Asanin, në Bërvenicë me Selatin Jusufin, në Tearcë - Amir Elezi, në Gostivar me Asaf Ademin, në Vrapçishtë me Rexhep Rexhepin, në Dibër me Xhemali Çupin dhe në Strugë me Lavdrim Elmazin. Në Kërçovë, BESA nuk nxjerr kandidat për kryetar komune por vetëm listë për këshilltarë.
PDSh në Tetovë garon me Bardhyl Dautin, në Gostivar me Sabajdin Izairin, në Çair me Idriz Oranën, në Strugë me Mendi Asanin, në Saraj me Sefedin Aliun, në Likovë me Bardhyl Destanin, në Studeniçan me Azem Sadikun, në Bogovinë me avokatin Elvir Isenin, në Tearcë me Ruhan Izairin, në Zhelinë me Sali Ajdinin, në Dollnen me Eroll Ajdinin, në Dibër me Petrit Klenjën, në Vrapçishtë me Sami Aliun dhe për qytetin e Shkupit garon me Bekim Fazliun. Vetëm në Bërvenicë PDSh përkrah kandidatin e pavarur për shkak se kjo komunë rrezikohet të humbet nga shqiptarët.
VMRO-DPMNE-ja shpalosi 37 kandidatura, ndër të cilat ishte edhe ajo e Johan Tarçullovskit për komunën e Kisella Vodës. LSDM së fundmi ka zyrtarizuar kandidaturën për komunën Qendër, ku Sasha Bogdanoviq do të jetë garuesi i tyre për këto zgjedhje lokale.
Në mesnatë skadon afati ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve të partive politike për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave komunalë. Komisionet zgjedhore komunale në afat prej 48 orësh nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të vlerësojë nëse lista është dorëzuar në përputhje me afatin e paraparë me Kodin Zgjedhor. Listat që do të dorëzohen pas skadimit të afatit ose që do të kenë parregullsi të cilat nuk janë përmirësuar, do të hidhen poshtë.
