Maqedoni

Xhami e re në Çair, Rexhepi: kthim i vlerave autoktone

14.09.2017 18:40

Në lagjen Fushë Topanë të Çairit u hodh gurthemeli i xhamisë së re që ndërtohet me ndihmën e Dijanetit Islam të Turqisë...

Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ndërtimin e xhamisë e sheh si kthim të vlerave autoktone të cilat kanë ekzistuar në këto troje. 
 
“Sot duhet të ndihemi tejet krenarë dhe të kënaqur në këtë ditë kur ne e hedhim gurthemelin e këtij tempulli të shenjtë, nga i cili kurrnjëherë nuk pritet të dalë diçka, të prodhohet ndonjë e keqe. Në të zbatohet feja, në të kultivohet feja, në të mbrohet identiteti jonë fetaro-kombëtar, pa marrë parasysh përkatësitë tona etnike, ne jemi vëllezër dhe si të tillë duhet të respektohemi dhe njëri-tjetrin ta ndihmojmë”,- deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
“Ndjejmë kënaqësinë e veçantë që jemi bashkë këtu për të filluar një punë të mbarë. Besojmë që ashtu siç po i hedhim gurthemelin kësaj xhamie, do të përforcojmë lidhjet dhe vëllazërinë ndërmjet dy shteteve që i kanë ndjenjat e njëjta dhe besimin e njëjtë, Maqedonisë dhe Turqisë”,- tha përfaqësuesi i Dijanit Islam të Turqisë, Juksel Sellman.
 
Xhamia në të cilën është paraparë për rreth 1500 persona, do të jetë e madhe 2880 metër katrorë, me dy minare në gjatësi prej 48 metrave.  Ky objekt do të ketë qendrën edukativo-shkencor ku do të ofrohen mundësinë e studimit me ligjërata nga teologë të njohur vendas dhe të huaj.
 
ERSAN PAJAZITI