KULTURË

Festivali i filmit francez në Shkup dhe Ohër

16.06.2014 18:25

Nga 18 deri më 22 qershor do të fillojë festivali i 7-të i filmave francez. Këtë herë festivali do të mbahet në Shkup dhe një ditë në Ohër..........

Nga 18 deri më 22 qershor do të fillojë festivali  i 7-të i filmave francez. Këtë herë festivali do të mbahet në Shkup dhe një ditë në Ohër.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kancevska-Milevska, theksoi se festivali është një mundësi që të promovohet kultura franceze dhe një urë komunikimi midis dy vendeve.

“Besoj se në periudhën nga 18 deri më 22 qershor në kinematë   “Milenium”, “Frosina”, si dhe në Qendrën për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, do të jemi dëshmitar dhe do të shohim një atmosferë të vërtetë filmi, si dhe do të na sjellë bukurinë e fshehur  të filmave francez”, deklaroi Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kancevska-Milevska.

Festivali është organizuar nga Ambasada Franceze në Maqedoni.

“Këtë vit kemi vendosur për të zgjeruar festivalin në më shumë hapësira për shfaqje. Do të shfaqen filma për dy ngjarje të rëndësishme historike, 100 vjet që nga fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe 70 vite nga zbarkimi i Forcave Aleate në Normandi”, theksoi ambasadorja franceze në Maqedoni, Lorens Oer.

Festivali do të fillojë me filmin “Ke d orse“, nga regjisori Bertran Tavernie, në kinemanë “Milenium”. Gjatë këtij festivali do të mund të ndiqni filmat e fundit të kinemasë franceze , 9 filma artistik, 4 filma të shkurtër dhe 1 film dokumentar. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)