Maqedoni

Sheqerinska: RM, subjekt kredibil në arenën ndërkombëtare

14.09.2017 18:58

Ministria e Mbrojtjes ka kthyer fokusin e përqendrimit në reformat në këtë dikaster dhe angazhimin për integrim në NATO...

Ministria e Mbrojtjes ka kthyer fokusin e përqendrimit në reformat në këtë dikaster dhe angazhimin për integrim në NATO, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, duke dhënë raport për 100 ditët e kaluara në qeveri.
 
Pas kalimit të 100 ditëve të kësaj qeverie, me kënaqësi mund ta them se Maqedonia përsëri mund të shihet si subjekt kredibil në arenën ndërkombëtare, thekson Sheqerinska.
 
“Në buxhetet e ardhshme, çdo vjet, mjetet e përcaktuara për mbrojte dhe siguri, mjetet e ndara për sigurinë tonë dhe anëtarësim në NATO do të rriten për 2% nga BPV. Qëllimi ynë i përbashkët edhe si qeveri edhe i imi si ministër do të jetë politika e përmirësimit të gjendjes së brendshme, të ndihet përmirësimi tek secili nëpunës, me të vërtetë kjo të ndihet tek puna e përditshme e tyre”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
Ministrja e re ka hasur në arkë boshe. Mbi 128 mijë euro për avance për udhëtim, të punësuarit nuk i kanë kthyer në ministri.
 
Kushtet për paga janë edhe më të vështira nga ajo që është parashikuar, theksoi Sheqerinska. Për këtë arsye, ministria punon në ndërrimin e procedurave që të mos lihet hapësirë për keqpërdorim të mjeteve që vijnë nga qytetarët, premton ky dikaster.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU