Maqedoni
Lajmet e rrejshme, ekspertët: ueb portalet plot lajme të tilla
14.09.2017 19:25
Lajme të rrejshme, shtrembërimi i realitetit dhe dezinformimi i së vërtetës...

Maqedonia nuk është e përjashtuar nga ky fenomen botëror. Fella e gazetarëve pranon se më shumë lajme të rrejshme ka nëpër ueb portalet, ndërsa më pak në mediat komerciale dhe Servisin Publik. Njohësit e kësaj problematike thonë se ky problem më së miri zgjidhet me bashkëpunimin e gjithanshëm të palëve të ndryshme mediale.
“Jemi dëshmitarë që lajme të shumta të rrejshme ka më së shumti në ueb portalet, për këtë arsye ne po kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi. Është i nevojshëm zbatimi i parimit të vetërregullimit të mediave. Ky parim është “ilaç” i patjetërsueshëm i mediave që duhen të vazhdojnë me punën e tyre profesionale”,- theksoi Marina Tuneva nga KEMM.
“Është shumë e vështirë që të ndërmerret diçka në lidhje me lajmet e rrejshme, por ajo që është e patjetërsueshme është që të bashkëpunojmë me kompanitë e rrjeteve sociale, si për shembull Facebook dhe Twiter. Për zgjidhjen e kësaj çështje duhet bashkëpunuar po ashtu me mediat dhe qeverinë, t’i ndihmojnë audiencën që t’i dallojnë të vërtetat nga lajmet e rrejshme”,- u shpreh Kristijan Mihr nga “Reporterët pa kufij” – Gjermani.
“Është e nevojshme që audienca të ketë njohuri se kush i prodhon lajmet e rrejshme dhe të mos i besoj atyre, ndërsa detyra e gazetarëve është që të paralajmëroj për këta persona që prodhojnë lajmet e rrejshme”,- theksoi profesori universitar – Frankfurt, Johhanes Weberling.
Problemi me lajmet e rrejshme në Maqedoni për herë të parë mori dimension ndërkombëtar, kur kandidatja për presidente të ShBA-ve, Hillary Clinton, akuzoi një të ri nga qyteti i Velesit se për shkak të tij ka humbur në zgjedhje.
REXHEP QAMILI
