Maqedoni

Debat për ngritjen e nivelit të bujqve nëpër shoqata bujqësore

14.09.2017 19:49

Në kuadër të Javës së Organizatave Qytetare, të mbështetur nga projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare, Shoqata “Koalicioni rural” në Likovë organizoi një tribunë debative...

Përmes këtyre debateve në të tetë rajonet planore në Maqedoni mëtohet ngritja e organizimit të bujqve nëpër shoqata të bujqve, pasi që, siç u konstatua, interesimi i bujqve dhe fermerëve për anëtarësim në to është tejet i vogël.
 
“Dëshirojmë që të ngrisim dhe përforcojmë vetëdijen tek bujqit, sidomos, mes tjerash, kur jemi në periudhën e fushatës parazgjedhore, që pikërisht në këtë periudhë bujqit një pjesë të punëve të tyre t’i marrin në duart e tyre dhe të dinë se ata janë nga të cilët shumica e punëve varen”,-  tha ndër të tjera drejtoresha ekzekutive e “Koalicioni rural”, Liljana Joneski.
 
“Koalicioni rural gjatë aktiviteteve të deritashme, por edhe sot, është një lloj kombinacioni i realizimit të projektit. Situata momentale e politikës agrare në nivel të shtetit  dhe e dyta, sa ne si shoqatë dhe organizatë joqeveritare kemi kontribuar për zhvillimin rural”, nënvizoi kryetari i Shoqatës së fermerëve “Agrokultura”, Menduh Nuhiu.
 
Debate të këtilla deri më 17 shtator do të mbahen edhe në disa rajone tjera planore në vendin tonë. 
 
NEXHAT AQIFI