Maqedoni

Gjykata vendosi: ish-kreu i Gjykatës Themelore ka kryer mobing

14.09.2017 20:04

Ish-kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, ka kryer mobing. Kështu ka konkluduar Gjykata Themelore Shkup 2...

Ish-kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, ka kryer mobing. Kështu ka konkluduar Gjykata Themelore Shkup 2, që miratoi kështu ankesën e ish-shefit të Departamentit për burime njerëzore në Shkup, Goran Stamenkovski.

Ende nuk dihet se cili është dënimi për Pançevskin, por Stojmenovski mund të kërkojë privatisht dëmshpërmblim në të holla.

Ky është aktgjykimi i parë për mobing ndaj kryetarit të Gjykatës në Maqedoni, por jo edhe e para kundër Pançevskit, i cili përballet me shumë akuza të tjera të veçanta për torturë në zyrë dhe shkelje të barazisë, për shpallje të konkurseve të brendshme për avancim të të nëpunësve të caktuar, për ndikim ndaj një gjyqtari për të ndërmarrë veprimtari të paligjshme dhe me akuzën për ndërtim të paligjshëm në komunën Qendër, pas të cilit ai prishi katet e ndërtuara pa leje në objektin e tij.

Vlladimir Pançevski tashmë një vit nuk është kryetar i Gjykatës, por ka konkurruar përsëri për të njëjtën pozitë.