Botë

Nëntë të vdekur në shpërthimin në një minierë në Kinë

14.09.2017 20:22

Nëntë minatorë e kanë humbur jetën në shpërthimin e gazit në një minierë...

Nëntë minatorë e kanë humbur jetën në shpërthimin e gazit në një minierë në provincën verilindore kineze Hejllongxhijang, njoftuan autoritetet lokale.
 
Shpërthimi ka ndodhur në minierën për qymyr Juçen, ku në atë moment nën tokë ndodheshin 17 minatorë, njofton Sinhua.
 
Tetë nga punonjësit janë shpëtuar dhe dërguar në spital, prej nga informuan se ata janë në gjendje stabile.
 
Në vijim është hetimi për arsyet për shpërthimin./mia