Botë

Pothuaj 100.000 persona të pushuar nga puna gjatë spastrimit në Turqi, kanë kërkuar të kthehen në punë

14.09.2017 20:48

Pothuaj 100.000 qytetarë turq, të pushuar nga puna gjatë spastrimit pas tentimit të pasuksesshëm...

Pothuaj 100.000 qytetarë turq, të pushuar nga puna gjatë spastrimit pas tentimit të pasuksesshëm vitin e kaluar për grusht shtet në Turqi, kanë parashtruar ankesa në komisionin qeveritar me kërkesë që sërish të kthehen në vendet e tyre të punës.
 
Në ditën e fundit të afatit për parastrimin e ankesave, zëvendës kryeministri Bekir Bozdag tha se gjatë dy muajve të fundit komisioni ka marrë 98.252 lutje.
 
Pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, që ka ndodhur verën e kaluar, janë pushuar nga puna mbi 150.000 persona nga sektori shtetëror dhe armata.
 
Autoritetet turke për tentimin për grusht shtet në Turqi e akuzuan lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen./mia