Botë
Koreja e Veriut gjuan raketë mbi Japoni
15.09.2017 09:58
Koreja e Veriut herët në mëngjes, sipas kohës lokale, ka gjuajtur raketë të paidentifikuar nga lagjja Sunan, në kryeqytetin Phenian, ndaj lindjes, kumtoi armata koreano-jugore...

Raketa ka kaluar mbi pjesën veriore të Japonisë dhe sipas kumtesës së Sistemit japonez për paralajmërim të hershëm, ka rënë në Oqeanin e Qetë në rreth 2.000 kilometra në lindje të ishullit Hokaido.
Projektili me siguri ka fluturuar 3.700 kilometra dhe ka arritur lartësi prej 770 kilometra, lajmëron Agjencia Jonhall. Sipas Pentagonit, raketa e sotme e gjuajtur nga ana e Koresë Veriore është me arritje të mesme dhe ajo nuk paraqet kërcënim për territorin amerikan Guam. Autoritetet në Tokio konsiderojnë se bëhet fjalë për raketë balistike interkontinentale.
Forcat e armatosura të Japonisë nuk kanë tentuar ta rrëzojnë raketën. Kjo është hera e gjashtë që Pheniani gjuan raketa mbi territorin japonez. Qeveria japoneze ka dhënë kritika më të ashpra për shkak të provokimeve më të reja të Koresë Veriore.
