Londër, shpërthim në metro, 20 të plagosur
Një shpërthim në metronë e Londrës ka shkaktuar 20 të plagosur...

Mekanizmi i improvizuar shpërthyes nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, por policia po e trajton si episod me sfond terrorist.
Dëshmitarët flasin për një lëmsh flakësh dhe vrapimin e rrëmujshëm të njerëzve të tmerruar. Policia gjeti një kovë të mbushur me lëndë plasëse në vagonin e njërit prej trenave në stacionin Parsons Green. Ekspertët flasin për një bombë artizanale aspak të sofistikuar. Udhëtarët janë evakuuar me shpejtësi nga zonat e mbushura menjëherë nga forca të shumta policore.
Përdoruesit e kësaj linje janë këshilluar që të gjejnë rrugë alternative e ta shmangin sa më shumë që të munden zonën e rrethuar menjëherë nga policë të armatosur. Të lënduarit kanë pasur plagë, por edhe djegie në pjesë të fytyrës e në gjymtyrë.
