Botë

Uragani në Teksas, janë regjistruar mbi 80 viktima

15.09.2017 12:50

Mbi 80 persona llogaritet të kenë humbur jetën gjatë goditjes së uraganit “Harvi”..

Mbi 80 persona llogaritet të kenë humbur jetën gjatë goditjes së uraganit “Harvi”, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në Teksas, kumtoi guvernatori i shtetit, Greg Abot.
 
"Kemi raporte për 82 viktima",-  ka thënë Abot, por shtoi se akoma pritet konfirmim nga autoritetet lokale se të gjitha rastet e vdekjes janë shkaktuar nga moti i keq.
 
Paraprakisht është komunikuar për rreth 60 viktimat të uraganit, i cili gjatë kalimit mbi Teksas më 25 gusht ishte me kategorinë 4 dhe më të fuqishmin në 50 vitet e fundit. Në stuhinë janë dëmtuar ose shkatërruar afërsisht 140.000 shtëpi.