Maqedoni

Partitë gati të gjitha kandidaturat, në mesnatë skadoi afati për dorëzimin e listave

15.09.2017 13:19

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur i dorëzuan kandidaturat për kryetarë komunash dhe listat për këshilltarë...

Afati skadoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa zgjedhjet do të mbahen saktë pas një muaji. Pas dorëzimit të dokumentacionit, tani e kanë radhën komisionet komunale zgjedhore që në afat prej 48 orësh t’i konfirmojnë kandidaturat dhe të njëjtat t’i lejojnë, por nëse ka lëshime në kompletimin e dokumentacionit, atëherë brenda afatit 48 orësh kthehen në kompletim të sërishëm, ndërkohë që dorëzuesit kanë afat 48 orësh për t’i larguar parregullsitë. Tërheqja për radhitjen e listës zgjedhore duhet të mbahet më 18 tetor.
 
Fushata do të fillojë më 25 shtator, ndërsa votimi do të mbahet  më 15 tetor. Zgjedhjet do mbahen në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit - si njësi e veçantë e vetëadministrimit lokal.
 
Partitë politike gjate ditës se djeshme bënë finalizimin e listave dhe i shpallën emrat e të gjithë kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje për pushtetin lokal.