Botë

“Amnesty International”: “Spastrim etnik” mbi myslimanët

15.09.2017 14:53

“Amnesty International” alarmon se mbi myslimanët në shtetin e Rohingya-s po kryhet “spastrim etnik”...

Organizata shprehet se ka prova të qarta që janë marrë nga dëshmitarë okularë imazhe satelitore apo fotografi dhe video nga terreni që tregojnë se është nisur një fushatë për largimin e myslimanëve të Rohingya-s nga Mianmari.

“Provat janë të qarta, forcat e sigurisë të Mianmarit janë vendosur në veri të shtetit Rakhine dhe kanë drejtuar një fushatë kundër popullit të Rohingyas për t’i larguar nga Mianmari. Është e qartë se kemi të bëjmë me një spastrim etnik”,- tha drejtoresha për krizat në “Amnesty International”, Tirana Hassan.

“Amnesty International” ka zbuluar të paktën 80 qendra zjarri të mëdha në zona të banuara përreth shtetit Rokhine që nga 25 gushti.