Operacion i policisë shqiptare në Lazarat
Njoftohet se policia po avancon në brendësi të Lazaratit, megjithse po hasë në kundërshtimin me armë nga ana e një grupi personash.........

Policia shqiptare prej mbrëm ka ndërmarrë një operacion në fshatin Lazarat, ku besohet se kultivohen sasi të mëdha të marihuanës.
Njoftohet se policia po avancon në brendësi të Lazaratit, megjithse po hasë në kundërshtimin me armë nga ana e një grupi personash.
Policia ka evidentuar një grup prej 27 personash që drejtohen nga Gatë Mahmutaj që po sulmojnë policinë me armë, ndërsa autoblindat e policisë dhe repartet RENEA dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi duke marrë situatën nën kontroll.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në këtë operacion po marrin pjesë 500 pjestarë të policisë të cilët kanë për qëllim depërtimin në Lazarat dhe asgjesimin e lëndës narkotike.
