Raporti i Pribesë, Qeveria: fotografi reale e gjendjes që trashëguam
Qeveria e ka cilësuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë si raport që jep fotografi reale për rreziqet shumëvjeçare...

Qeveria e ka cilësuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë si raport që jep fotografi reale për rreziqet shumëvjeçare, që qeveria e re i gjeti kur e mori pushtetin në qershor.
Qeveria e Maqedonisë pajtohet se me konstatimin në periudhën 2015-2017 shumë pak punë janë përmirësuar nga raporti i parë dhe kjo do të thotë shumë kohë e humbur”,- thotë nga ekzekutivi Zaev, duke shtuar se në 100 ditët e para qeveria e re ka arritur t’i vërejë problemet dhe në përputhje me këtë kanë hartuar “Planin 3-6-9”.
“Theksojmë se raporti i Pribesë do të shfrytëzohet si drejtim për përmirësimin dhe zbatimin e “Planit 3-6-9”, i cili përfshin disa probleme të përmendura në raportin e ri”,- shtojnë nga qeveria.
Ata më tej thonë se qëllimi i tyre është të zgjidhen problemet, në mënyrë që Komisioni Europian të japë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në.
