MAQEDONI

Publikohen pjesërisht rezultatet e testimit ekstern

16.06.2014 20:21

Notat e testimit ekstern për nxënësit e klasave të teta, tanimë janë publikuar dhe sipas punëtorëve arsimorë, ato në shumicën e rasteve janë në përputhje me suksesin e nxënësve të arritur gjatë vitit shkollor.......

Notat e testimit ekstern për nxënësit e klasave të teta, tanimë janë publikuar dhe sipas punëtorëve arsimorë, ato në shumicën e rasteve janë në përputhje me suksesin e nxënësve të arritur gjatë vitit shkollor.......

Notat e testimit ekstern për nxënësit e klasave të teta, tanimë janë publikuar dhe sipas punëtorëve arsimorë, ato në shumicën e rasteve janë në përputhje me suksesin e nxënësve të arritur gjatë vitit shkollor.

Por, nuk mungojnë edhe rastet kur nxënësit e shkëlqyeshëm kanë marrë nota më të ulëta dhe nxënësit me nota më të dobëta kanë marrë nota të shkëlqyeshme. Kjo, sipas arsimtarëve, është një nga anomalitë e testimit ekstern, pasi nxënësi nuk mund të vlerësohet për punën njëvjeçare vetëm me anë të një testi.      

“Globalisht testi është shumë i mirë, nxënësit janë liru, testi e ka një të mirë se fëmijët përgatitën për testin, ashtu që rezultati është i mirë. Rezultati është i mirë, sipas vlerës së punës është i mirë, besoj se e kanë arritur gjatë vitit atë që e kanë ushtruar, e kanë arritur edhe në testin ekstern”, - deklaroi drejtori i sh. f. “Adem Jashari” në Çair, Halil Palloshi.

“Sot në mëngjes, kur erdha në shkollë, i pamë rezultatet e klasave të teta. Në përgjithësi mund të them se janë të mira, mirëpo ka ashtu pak ndryshime, disa nxënës të shkëlqyeshëm i kanë marrë notat që i kanë edhe në ditarë, por ka edhe nxënës të dobët, apo nxënës me notë mjaftueshëm, apo i mirë, ka marrë notë më të lartë. Nxënësi i shkëlqyeshëm, p. sh. është munduar vetë ta zgjidh testin, ka marrë 5 me gojë, ka marrë katërshe, nga ana tjetër nxënësi me notë të mjaftueshëm është gjendur disi dhe ka marrë notë shumë më të lartë. Kjo i shqetëson jo vetëm arsimtarët, por edhe prindërit”, theksoi arsimtari i gjeografisë në sh. f. “Adem Jashari” në ÇAIR, Isak Selmani.

Këto lëshime i konfirmojnë edhe vetë nxënësit.

”Shumë mirë, ashtu siç e kam pritur. Notë kam pas më të ulët, ndërsa kështu kam marrë notë më të madhe, kam pas 3 në anglisht, e kam marr 5. Në gjeografi kam pasur 4, kam marrë 5”, u shpreh një nxënëse e klasës së 7-të.

"Unë testimin ekstern e kalova mirë, po kishte dallim, pasi që testimi i vitit të kaluar ishte pak më i rëndë, kishte disa pyetje të paqarta dhe nuk ishte me kohë, pra nëse na thoshin neve në ora 9-të, ata vinin në ora 12-të. Ndërsa ky testim ishte në kohën e caktuar, mirë ishte, pyetjet ishin mirë, por kishte ndonjë pyetje të paqartë, për shembull në lëndën time, religjion, kishte dy pyetje të paqarta dhe në atë rast, cilën ma mori mendja atë e bëra”, tha një nxënëse tjetër. 

Prandaj punonjësit arsimorë vlerësojnë se testimi dhe kërcënimi me dënime shkaktojnë stres te nxënësit, prindërit dhe arsimtarët.

“Si arsimtar i gjeografisë, me përvojë 37 vjeçare, kisha qenë kundër këtij testimi, jo kundër që të më vlerësojnë mua, por në përgjithësi, te nxënësit, te prindërit, te ne arsimtarët, stres i madh. Në 10 ditët e fundit, në shkollat fillore gati nuk është mbajtur mësim normal për shkak të testimit, stres te nxënësit dhe ashtu”,-  theksoi arsimtari i gjeografisë në sh. f.“Adem Jashari” në ÇAIR, Isak Selmani. 

“Ishte problem edhe te vetë ekipi arsimor, për arsye se e ndjenin njëfarë përgjegjësie, madje u frikuan se do të marrin masa, do t’i dënojnë, që për mua masat me dënime nuk janë masa preventive për përmirësimin e një suksesi”, potencoi drejtori në sh. f. “Adem Jashari” në Çair, Halil Palloshi.       

Për shkak të afateve për regjistrim në shkollat e mesme, siç më ka bërë të ditur ministria e Arsimit, rezultatet e testimit ekstern janë publikuar fillimisht për nxënësit e klasave të teta, ndërsa brenda këtyre ditëve do të publikohen edhe notat për nxënësi tjerë. (Gyltene Sinani, TVM2)