Maqedoni
Dita e Demokracisë, Zaevi: mësojmë leksionet e momenteve jo të mira; Xhaferi: memorandum me Fondacionin Vestminster
15.09.2017 18:57
Me rastin e Ditës së Demokracisë, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, u është drejtuar qytetarëve duke theksuar se OKB...

Me rastin e Ditës së Demokracisë, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, u është drejtuar qytetarëve duke theksuar se OKB në kuadër të shënimit të kësaj dite ka konfirmuar se tema për vitin 2017 është demokracia dhe parandalimi i konflikteve.
“Nga ndërtesa e botës porosia që e bartin qeveritë është se të gjitha vendet patjetër të punojnë në përforcimin e institucioneve demokratike të cilat do të mundësojnë promovimin e paqes dhe stabilitetit. Ne në Maqedoni këtë e dimë mirë, i mësojmë leksionet e momenteve jo të mira dhe konflikteve të cilat e rrezikuan demokracinë në të kaluarën. Sot lirisht mund të themi se të gjithë ne qytetarët e Maqedonisë së bashku ia dolëm e mbrojtëm demokracinë në Maqedoni”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Në Ditën e Demokracisë, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nënshkruar memorandumin për mirëkuptim me Fondacionin Vestminster për demokraci dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe komonvelltit të Britanisë.
“Nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një konfirmim për përcaktimin e qartë për rritjen e dinamikës së zhvillimit të mëtejmë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbi të gjitha përforcimit të funksionit, rolit dhe përgjegjësive të kuvendit si shtëpi ligjvënëse, përbërja e të cilit është zgjedhur nga qytetarët”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Nëpërmjet aktiviteteve të këtilla porosia mbetet e njëjtë. Mbretëria e bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në reformat për demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Derisa anëtarësimin në NATO dhe BE e shihni si qëllim strategjik për përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe përparimit tuaj, ne do t’u mbështesim që t’i realizoni këto qëllime”,- tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Çarlls Garet.
Demokracia duhet të ndërtohet çdo ditë, porositi me këtë rast Entoni Smit - drejtori i Fondacionit Vestminster.
GYLTENE SINANI
