Botë

Janë mbyllur plazhet në Athinë dhe rrethinë për shkak të derdhjes së naftës

15.09.2017 20:27

Ministria greke e Shëndetësisë sot solli vendim urgjent për ndalesë për not në plazhet në të gjitha rajonet e Atikës...

Ministria greke e Shëndetësisë sot solli vendim urgjent për ndalesë për not në plazhet në të gjitha rajonet e Atikës për shkak derdhjes së naftës në afërsi të Salaminës.
 
Mes lokacioneve të ndaluara gjenden edhe shumë plazhe të njohura rreth Athinës dhe Pireut.
 
Tankeri "Agina Zoni 2" u përmbys të dielën në afërsi të ishullit Salamina, ndërsa prej tij u derdhën rreth 2.500 kubë naftë dhe gaz, që shkaktoi dëm të madh ekologjik./mia