Botë
Në Niger përmbytjet morën 54 jetë, 200.000 të zhvendosur
15.09.2017 22:00
Të paktën 54 njerëz e humbën jetën në përmbytjet në Niger dhe rreth 200.000 janë zhvendosur...

Zyra e KB-së për koordinim të punëve humanitare njoftoi se më shumë viktima janë regjistruar në kryeqytetin e Nigerit, Niamej dhe se 11.000 shtëpi janë shkatërruar.
Pritet proces i gjatë për rimëkëmbje nga përmbytjet, ndërsa autoritetet tentojnë të shkatërrojnë çerdhe të mushkonjave që të parandalohet përhapja e malaries , theksoi Zyra e KB-së.
