Zaev, takim me ambasadorin amerikan, Xhes Bejli
Kryeministri Zoran Zaev ka pritur sot ambasadorin e SHBA-së në vend, Xhes Bejli...
Kryeministri Zoran Zaev ka pritur sot ambasadorin e SHBA-së në vend, Xhes Bejli për konsultime lidhur me Asamblenë e ardhshme të përgjithshme, të 72-të, të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Nju-Jork prej 17 deri më 23 shtator.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i qeverisë, ambasadori Bejli edhe njëherë i prëshëndeti angazhimet dhe përpjekjet e qeverisë së re reformuese, si dhe sukseset e arritura në 100 ditët e para, posaçërisht në fushën e politikës së jashtme.
Ai i paraqiti pozicionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Asamblenë e përgjithshme të KB-së dhe qëndrimet e tyre për çështjet aktuale globale të sigurisë dhe paqes në botë. Plotësisht, ambasadori Bejli i theksoi sfidat e përbashkëta në pikëpamje të luftës kundër radikalitzimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, proliferimin e armëve për shkatërrim në masë si kërcënim për sigurinë botërore, nevojën për aksion të përbashkët për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e dialogut si mjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes kombeve.
Kryeminsitri Zaev edhe njëherë konfirmoi se kjo Qeveri është fuqimisht e përkushtuar në qllimin strategjik për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke cekur se pozicionet e skenës ndërkombëtare do t'i ndërtojë në bashkëpunim të afërt me partnerët dhe miqtë e vet strategjik.
