Raporti i Priebes, Qeveria: Fotografi reale e gjendjes që trashëguam

16.09.2017 13:55

Qeveria e ka cilësuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë....

Qeveria e ka cilësuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë, si raport që jep fotografi reale për rreziqet shumëvjeçare, që qeveria e re i gjeti kur e mori pushtetin në qershor.

“Qeveria e Maqedonisë pajtohet se me konstatimin se në periudhën 2015-2017 shumë pak punë janë përmirësuar nga raporti i parë dhe kjo do të thotë shumë kohë e humbur”, thonë nga ekzekutivi Zaev , duke shtuar se në 100 ditët e para qeveria e re ka arritur t’i vëren problemet dhe në përputhje me këtë kanë hartuar “Planin 3-6-9”.

“Theksojmë se raporti i Priebes do të shfrytëzohet si drejtim për përmirësimin dhe zbatimin e “Planit 3-6-9, i cili përfshinë disa probleme të përmendura në raportin e ri”, shtojnë nga qeveria.

Ata më tej thonë se qëllimi i tyre është të zgjidhen problemet, në mënyrë që Komisioni Evropian të jep dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në.